Lushtaku: UÇK’ja nuk e ka vrarë asnjë civil serb, Specialja është politike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës në luftën e UÇK-së dhe kryetar i degës së PDK-së në Skendera ka thënë se UÇK-ja ka qenë një ushtri e cila gjatë kohës së saj është formuar më shumë vështirësië, pasi që Serbia ishte shumë e fuqishme në Kosovë.

“I mbaj mend celulat e para, aksionet e para, edhe fillimet e para të shumë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i bashkohen UÇK-së, duke nisur nga grupi i Adem Jasharit. Është dashur 10 vjet që t’i besohet kësaj force ushtarake”, ka thënë Lushtaku në RTK.

Sipas tij, UÇK-ja edhe po të dëshironte të bënte masakra dhe ta keqpërdorte uniformën, nuk e kanë bërë asnjëherë një gjë të tillë. “Edhe ata pak serb që kanë qenë në Skenderaj, në një formë e kanë veshur uniformën serbe, prandaj ka qenë e pamundur që UÇK të bëjë vrasje të civilëve”, ka thënë ai.

“Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja të ketë vrarë një civil serb. Investimi serb ka qenë i madh që t’ia prish imazhin ushtrisë sonë”.

Ai ka insistuar se mundësitë e Ushtrisë Çlirimtare për të bërë krime kanë qenë tepër të vogla ose fare.

“UÇK-ja është përballur me drejtësinë në Kosovë, diku nisur nga UNMIK-u, EULEX-i, Haga… Unë mendoj që kjo është gjykatë politike dhe nuk e di se çfarë vrasjes do të zbardh”, ka shtuar Lushtaku.

Ai tha se me Gjykatën Speciale shqiptarët do t’i paguajnë edhe vrasjet edhe masakrat që ushtria serbe i ka bërë në Kosovë.

“Gabim i Kuvendit është gjithsesi krijimi i kësaj Gjykata, por tash është fakt i kryer”.

Tutje ish komandanti tha se askush nuk ka besuar se shqiptarëve, ushtarëve, do t’iu ndodh kjo që pas 21 vjetësh të trajtohen në këso forma nga gjykatat.

“UÇK-ja është e këtij vendit dhe ata që e kanë veshur uniformën ia kanë kryer një shërbim atdheut. Gjykatat që kanë qenë këtu e kanë pasur mundësinë që për 21 vjet të na hetojnë dhe unë vet që 15 vjet jam nëpër gjykata”, tha Lushtaku.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...