Hungaria fiton në Norvegji, pranë Euro 2016 (Video)

PUBLIKUAR

Norvegjia nuk ka arritur t’i përballojë Hungarisë në ndeshjen e parë të play offit të zhvilluar në Ulevaal Stadion të Oslos.

Norvegjia provoi shumë që të shënonte në minutat e para duke shfrytëzuar avantazhin e shikuesve, por nuk ia doli.

Kleinheisler me anë të ndihmës së Szalait (26′) realizoi golin e vetëm të takimit për Hungarinë.

Me këtë fitore Hungaria ka epërsinë e madhe për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas tri ditësh në Budapest.

Nesër zhvillohet takimi i radhës i play offit mes Bosnjës dhe Irlandës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...