Kryetari Ahmeti prezantoi raportin gjashtëmujor të punës

PUBLIKUAR

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, ka prezantuar para asamblistëve raportin e punës për periudhën Janar-Qershor 2020 të Zyrës së Kryetarit dhe Drejtorateve Komunale, shkruan Komuna.

Kryetari Ahmeti, ka thënë se kjo periudhë raportuese fokus dhe angazhim konsistent ka pasur betejën anti covid-19, menagjimin e kësaj situate dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të dalura nga vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe vendimeve të komunës.

“Padyshim viti 2020 është ndër vitet ma sfiduese të qeverisjes lokale dhe para nesh vjen edhe me tutje sfida më shumë të panjohura me pandeminë covid-19. Ne duhet të jemi koshient për vështirësitë në realizimin e planit, në veçanti të të hyrave vetanake të planifikuara, në realizimin e planit të shpenzimeve të parapara buxhetore, sepse impakti i kufizimit të ativiteteve të bizneseve, pakoja emergjente dhe përgjithësishtë efektet e pandemisë covid-19 do të reflektojnë në mungesë të realizimit të agjendës së paraparë buxhetore”, është shprehur Kryetari Imri Ahmeti.

Ai po ashtu ka tha se përkundër gjithë vështirësive të shfaqura duke i kushtuar prioritet shëndetit dhe menagjimit të periudhës me covid komuna ka arritur ti procedojmë të gjitha projektet e parapara në planin e prokurimit në këtë periudhë.

Image may contain: 2 people, text that says 'KUVEN'
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...