Shefi i Atletico Madridit: Je i mirëseardhur t’i bashkohesh Suarezit te ne

PUBLIKUAR

Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet Luis Suarezit në Atletico Madrid, nëse vërtet dëshiron të luajë ende përkrah sulmuesit uruguaian, thotë presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo.

Barcelona e largoi Suarezin javën e kaluar pa kurrfarë ceremonie lamtumire pas gjashtë vjetëve në Camp Nou, duke ia shitur atë rivalit Atletico për vetëm 6 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Gjatë vjetëve në Barçë, Suarezi u bë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit, por largimi i tij e ka mllefosur tej mase mikun e tij të ngushtë, Messi, i cili edhe vetë deshi të largohej por s’u lejua.

Pasi dështoi ta largohej nga Camp Nou, superylli argjentinas i vazhdoi akuzat ndaj drejtuesve të klubit duke i kritikuar publikisht për mënyrën sesi e larguan shokun e tij.

Dhe tani, Cerezo publikisht e ka këshilluar Messin të ribashkohet me Suarezin në Wanda Metropolitano.

“Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, i them të njëjtën gjë që thuhet me ëmbëlsirën: ‘Le të vijë në shtëpi për Krishtlindje’. Me dëshirë mund të arrihet gjithçka”, tha Cerezo.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...