“Messi mund të bindet të qëndrojë vetëm nëse fiton Barcelona”

PUBLIKUAR

Sergio Roberto, mbrojtësi i Barcelonës, është i lumtur që në fund, Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

33-vjeçari e kërkoi me ngulm largimin nga Barcelona gjatë verës, por klauzola prej 700 milionë eurosh dhe insistimi i Josep Bartomeus, ia prishën atij planet.

Leo vendosi në fund të qëndrojë, por vetëm edhe për një vit, deri në qershor të vitit 2021 kur t’i skadojë kontrata.

Megjithatë, shoku i skuadrës, Roberto, beson se me një ekip fitues dhe triumfues këtë sezon – Leo mund të ndërrojë mendje.

“Shpresoj që teksa ditët kalojnë ai do të fillojë të ndihet më mirë dhe mund të llogarisim në të që të fitojmë trofe”, tha Roberto.

“Në fund, është sikur të ndahesh nga gruaja apo e dashura. Janë procese të komplikuara. Tani është koha që shokët e tij ta bëjnë të ndihet i dashur sërish”.

Ai foli edhe për ditët kur Messi kërkoi largimin: Nuk dija asgjë. Kur doli në lajme, s’mund ta besoja se ai nuk dëshiron të qëndroj këtu. Do të doja të mos ishte ashtu. Me të, ne jemi më të fortë, dhe jam i lumtur që ka qëndruar”.

“Ai tha se do të qëndrojë vetëm edhe për një vit, por nëse luajmë mirë dhe fitojmë trofe, kush e di, ndoshta mund të ndërrojë mendje! Nëse e arrijmë këtë, edhe më mirë”

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...