Ambasadori i Kosovës në Gjermani refuzon të dëshmojë për rastin e Agon Musliut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka refuzuar të dëshmojë lidhur me rastin e Agon Musliut. Ai ka thënë se përfaqësuesit e tij ligjor e kanë këshilluar që nuk duhet të jap detaje.

Ndërsa për këtë kryetarja e Komisionit Mimoza Kusari-Lila, si dhe këshilltari ligjor i Kuvendit, Muhamet Bytyqi kanë thënë se Cufaj ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetjve të caktuara.

Por të njëjtit thanë se është i obliguar që t’i përgjigjet thirrjes për të dëshmuar.

Bekim Haxhiu i PDK-së, ka thënë se refuzimi që të dëshmohet para komisionit është njëjtë si të refuzohet të dëshmohet para organeve të drejtësisë. Ndërsa Cufaj është përgjigjur në disa prej pyetjeve të përgjithshme, por ka refuzuar që të flas për rastin e Agon Musliut.

“Për rastin në fjalë unë nuk përgjigjem”, ka thënë ai.

Cufaj po ashtu ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e Bekim Haxhiut, lidhur me dokumentet mjekësore të të ndjerit.

Dëshmia e ambasadorit është ndërprerë me kërkesë të kryetares së Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kërkuar nga zyra ligjore e Kuvendit që t’i dërgojnë Cufajt një opinion ligjor lidhur me obligimet që kanë dëshmitarët karshi Komisioneve hetimore parlamentare. /Express/

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...