Max Ehrich shpreh publikisht dashurinë ndaj Demi Lovato: Ende nuk jemi ndarë, unë e dua atë

PUBLIKUAR

Max Ehrich është duke insistuar se ai dhe Demi Lovato nuk janë ndarë, pasi kaluan gjashtë muaj së bashku.

Aktori i njohur përmes rrjetit social Instagram ka shkruar se ende nuk kanë përfunduar lidhjen, ndërsa ende e dashuron këngëtaren, shkruan Daily Mail.

Postime të tillë vijnë pasi burime për People kanë treguar se Demi e kishte paralajmëruar atë se po ndahen.

“Ne nuk kemi biseduar me telefon, nuk kemi mbaruar lidhjen. Unë e dua Demetrian dhe dua që ajo të jetë e shëndetshme dhe e sigurt”, ka shkruar ai.

Në disa mbishkrime të tjera, të cilat më pas i kishte fshirë, Max shprehu dashurinë që ka për artisten.

Ndërkaq, Lovato dhe Ehrich filluan të jetojnë së bashku gjatë karantinës, ndërsa shpallën fejesën në korrik të këtij viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...