Thaçi në Pragë, nesër nënshkruhet marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit te Vishegradit (V4) dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

Zëvendëskryeministri Thaçi sonte do të ketë një takim bilateral edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Lubomir Zaoralek.

E pas takimit dypalësh, të gjithë ministrat e Grupit të Vishegradit, ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, RCC-it, do të takohen edhe me zëvendëspresidentin e parë të Komisionit Evropian, F. Timmerman.

Ndërsa, në kuadër të sesionit plenar, nesër ministrat e Grupit të Vishegradit dhe ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me zyrtarët e RCC-it dhe ata të Komisionit Evropian do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së, për raportet e progresit, për migrimin, për bashkëpunimin rajonal, etj.

Gjithashtu, nesër në samitin e Pragës, me një ceremoni solemne do të nënshkruhet edhe marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe në fund do të mbahet edhe një konferencë për media.

Grupi i Vishegradit apo V4 është një forum apo aleancë e bashkëpunimit rajonal në mes të Republikës së Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...