Askujt s’i bën për futbollistët, thotë Guardiola

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka hedhur kritika të ashpra për kalendarin tejet të ngjeshur të ndeshjeve të futbollit, duke thënë se askujt nuk po i bëhet vonë për lojtarët.

Pas fitores kundër Bournemouth në Carabao Cup në mesjavë, Guardiola deklaroi se i kishte vetëm 13 futbollistë të shëndoshë, transmeton Gazeta Express.

Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus janë të lënduar, derisa Bernanrdo Silva, Joao Cancelo dhe Oleksandr Zinchenko kanë probleme me kondicionin fizik.

Aymeric Laporte dhe Ilkya Gundogan, ndërkohë, nuk kanë luajtur ende këtë sezon sepse janë prekur nga pandemia koronavirus.

Duke folur para ndeshjes së City kundër Leicester City në Premierligë të dielën, Guardiola tha se futbollistëve po u kërkohet shumë në një kohë shumë të vështirë për të gjithë.

“Realiteti është ky që është. Jo vetëm me Man City, po me të gjitha klubet dhe vendet. Askujt nuk i bën për futbollistët”, tha Guardiola.

“Të gjithë, Premierligë, UEFA, EFL-ja, i kanë mbrojtur interesat dhe pozitat e veta. Lojtarët e patën një fazë përgatitore dyjavëshe dhe tani u duhet të luajnë çdo tri ditë për 11 muaj”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...