Luis Suarez është prezantuar të premten mbrëma te Atletico Madridi.
Ai ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore gjithashtu, derisa nuk ka mbetur pa u kryer rituali i zakonshëm kur një futbollist i ri i bashkohet një skuadre
Pasi është përshëndetur me Diego Simeonen, ai ka marrë goditje të shumta në shenjë mirëseardhje nga shokët e rinj.
Suarez e ka zgjedhur numrin ‘9’ dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2022. /Gazeta Express/


