DPUMM vazhdon me prezantimin e Projekt dokumentit – Harta Zonale e Komunës së Lipjanit 2020-2028

PUBLIKUAR

Sot në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur prezantimi publik i radhës për projekt dokumentin – Harta Zonale e Komunës së Lipjanit 2020-2028 dhe Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor të HZK, me qytetarët e zonave Urbane Lindore ZUL – 2, ZUL – 3, ZUL – 4 dhe ZUL-5.

Me këtë rast drejtoresha për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Emina Rexhiq tha se Harta Zonale e Komunës është një dokument mjaft i rëndësishëm dhe ofron informata për qytetarët, se si mund t’i shfrytëzojnë dhe zhvillojnë pronat e tyre, njofton Komuna.
“Me Harta Zonale nuk do të këtë më degradime të ndërtimeve dhe asnjë objekt banesor nuk do të lejohet të ndërtohet pa i plotësuar të gjitha kriteret duke u nisur nga distanca ndërmjet tyre, hapësira e rrugës me qëllim të hyrjes së zjarrfikësve në raste të zjarreve, hapësirat gjelbëruese dhe një varg kriteresh të tjera” tha drejtoresha Rexhiq.
Drejtoresha Rexhiq po ashtu ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që kundërshtimet, komentet apo sygjerimet e tyre t’i paraqesin në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik deri më 19 tetor 2020.
Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës u prezantua me sllajde nga zyrtarja për Leje Ndërtimore, Abetare Rexhepi, e cila së bashku me drejtoreshën e DPUMM-së u përgjigjën pyetjeve të shumta që u shtruan nga pjesëmarrësit në këtë diskutim.
Takimi i radhës do të mbahet më 28 shtator 2020, në sallën e Kuvendit Komunal duke filluar nga ora 11:00, me qytetarët e këtyre zonave: Zona Urbane Lindore ZUP-3, ZUP-4, ZUP-5 dhe ZUP – 6.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor, text that says 'REPUBLIKA KOSOVES KOMUNA ELIPJANIT KUVENDII KOMUNES SE LIPIA KOMUN'
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...