Tri javë moslojë për Padoin

PUBLIKUAR

Simone Padoin nuk do të luajë në tri javët e ardhshme për shkak të një problemi muskulor.

Mesfushori i Juventusit u lëndua në fitoren prej 3-1 kundër Empolit në Stadio Castellani.

Pas ekzaminimeve mjekësore, ai është diagnostikuar me tërheqje muskulore të shkallës së parë në bicepsin femoral të këmbës së majtë.

Klubi ka konfirmuar se koha e nevojshme e rikuperimit të tij është tri javë.

Në këtë mënyrë, 31-vjeçari bashkohet me Kwadwo Asamoah e Roberto Pereyra, të cilët po ashtu kanë probleme muskulore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...