Muhaxheri mohon deklaratat kundër Haradinajt (Video)

PUBLIKUAR

Kryetari I Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka mohuar deklaratat e raportuara në media kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

“Unë jam përgjegjës për atë që e them e jo për atë që të tjerët kuptojnë”, ka thënë Muhaxheri në një prononcim për emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se do t’i sqarojë deklaratat e tij para gjykatës.

Ditë me parë mediat kanë raportuar se në një interviste për vjenezen “Der Standard”, Muhaxheri ka thënë se Haradinaj jeton nga paratë e haraçit dhe lojërave të fatit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...