Bahtiri reagon ndaj deklaratave të Gjuriqit e Jevtiqit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, të cilët sot kritikuan pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

I pari i Mitrovicës në një prononcim për Veriu.info thotë se as Gjuriq, e as ministri Jevtiq, nuk po bëjnë asgjë për shqiptarët e katër komunave të veriut që udhëhiqen nga serbët.

“Para se me u marr me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjuriqi, ministri Jevtiq dhe kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga serbët në veri, duhet të përkujdesen edhe për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, sepse qe 16 vjet shqiptarët po pengohen të kthehen në atë pjesë e Kosovës”, thotë Bahtiri.

Ai ka kërkuar që të mos bëhet presion nga serbët ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por të lihet e qetë për ta dhënë vlerësimin e saj.

Ndryshe, ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar sot se pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është përpjekje e shqiptarëve për të shtyrë implementimin e saj, dhe është i bindur se kjo do të ndikojë në kthimin e serbëve.

Ndërkaq, Marko Gjuriq në një takim me gazetarët në Beograd, ka thënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen për Asociacionin, se që prej arritjes së marrëveshjes, Prishtina nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ngritjen e Asociacionit. /Veriu.info/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...