U mbajt konsultimi publik për themelimin e Zonës Ekonomike në ZK. Qylagë

PUBLIKUAR

Organizuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, në bashkëpunim me kompaninë konsulente REA –Prishtina, përgjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur Konsultim me Publikun lidhur me iniciativën dhe veprimet përgaditore për themelimin e Zonës Ekonomike në Kërqevë ZK. Qylagë.
Me këtë rast, Latif Ramadani, drejtor i Drejtoratit për Ekonomi dhe Zhvillim, para një numri të madh të qytetarëve dhe grupeve të interesit të pranishëm në këtë takim, ka prezantuar projektin për Zonën Ekonomike në Kërqevë ZK. Qylagë, e cila është në procedurë të kompletimit të dokumentacionit për aplikim në Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë për marrjen e liçencës.
Drejtori Ramadani, shprehet i bindur se Komuna Lipjanit do të jetë partner serioz në mbështjetjen e investimeve dhe krijimin e politikave të shëndosha, që ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal ku bashkarisht me partnerët nga sektori publik, privat dhe Organizatat Joqeveriate do të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e qytetarit dhe rritjen ekonomike.
Ndërsa, Ahmet Jetullahu – Meti, përfaqësues i Kompanisë Konsulente REA – Prishtina, ka bërë prezantimin e draft studimit të fizibilitetit për Zonën e Ekonomike në ZK. Qylagë në vendin e quajtur Kërqevë, ku edhe ka elaboruar në mënyrë profesionale krijimin e kësaj zone duke përmendur qëllimin e zonës, arsyeshmërinë ekonomike, fiskale, mjedisore, ligjore dhe administrative, veprimtaritë brenda zonës, efektet pozitive etj.
Po ashtu gjatë këtij takimi qytetarët e pranishëm, patën rastin të bëjnë pyetje dhe të japin rekomandime, të cilat do të shërbejnë për finalizimin e draft studimit të fizibilitetit për krijimin e Zonës Ekonomike në ZK. Qylagë.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...