Në Bruksel arrihet marrëveshja për heqjen e barrikadës

PUBLIKUAR

08679000-08687300

 

 

Është arritur marrëveshja për heqjen e barrikadës në urën e lumit Ibër në mes të palëve në Bruksel.

Zëvendëskryeministrja Kosovës, Edita Tahiri ka thënë në Bruksel se pas bisedimeve me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, në ndërmjetësim të zyrtarëve të BE-së, është arritur një marrëveshje për heqjen graduale të barrikadë në urën e Ibrit dhe pengesat rreth saj.

Tahiri ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar se në përputhje me të gjitha standardet europiane dhe ligjet e Kosovës, të mundësohet liria e plotë e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve në urën e Ibrit në Mitrovicë.

“Grupet punuese të Prishtinë dhe Beogradit si dhe ato të BE-së do të arrijnë që deri në fund të shtatorit të japin vlerësimin përfundimtar dhe më pas edhe caktimi i afateve kohore për realizimin e saj”, ka thënë Tahiri, raporton RTS./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...