Imri Ahmeti zgjedhet Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

PUBLIKUAR

Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuvendin zgjedhor ka zgjedhur kreytarin e ri.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, transmeton LipjaniNews.

Para Ahmetit, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ishte Agim Veliu, ish-kryetari i Komunës së Podujevës, tani ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Hoti.

Veliu kishte liruar pozitën në kohën kur ishte zgjedhur ministër i MPB’së në Qeverinë Kurti, ndërkaq ushtrues detyre ishte emëruar nënkryetari i AKK’së, Xhafer Gashi, i cili është kryetar i Komunës së Obiliqit.

Postimi i plotë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Z.IMRI AHMETI ËSHTË ZGJEDHUR KRYETAR I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor ku kanë marrë pjesë delegatët nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe Kryetarët e Komunave. Kuvendi me shumicë votash ka zgjedhur Kryetarin e Lipjanit z.Imri Ahmeti për Kryetar të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ushtruesi i deritashëm i detyrës së Kryetarit të AKK-së z.Xhafer Gashi hapi punimet e Kuvendit, ndërsa me shumicë votash janë aprovuar raportet vjetore 2019 dhe planifikimet për 2020. Mbajtja e këtij Kuvendi ishte paraparë të mbahet në muajin mars por u shty për shkak të pandemisë Covid-19.

Kuvendi i Përgjithshëm Vjetor i AKK-së sot debatoi për raportet vjetore të punës për vitin 2019 si dhe shqyrtoi Planin e Punës së AKK-së për vitin 2020 si dhe për çështjet e lobimit në interes të Komunave të Kosovës gjatë këtij viti.

Gjatë paraqitjes së Raportit të Punës të AKK-së për vitin 2019, u.d. kryetari z.Xhafer Gashi, ndër të tjera, tha se “edhe gjatë vitit 2019, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, ofrimit të shërbimeve të avancuara dhe përmirësimit të performancës së komunave, konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të reja të AKK-së dhe performancës së mirë financiare. Këto aktivitete janë të bazuara në Planin Strategjik të AKK-së për vitin 2016-2020, Planin Vjetor 2019 si dhe në agjendën legjislative të Qeverisë dhe Parlamentit si dhe prioritetet e përcaktuara vjetore nga strukturat udhëheqëse”.
Ai poashtu shtoi se “AKK-ja është kyçur në agjendë legjislative të Qeverisë e Kuvendit të Kosovës duke qenë pjesë e grupeve punuese në shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve tjera ligjore në ekzekutiv dhe ka marrë pjesë në trupat e Parlamentit në takime dhe në disa dëgjime publike për të mbështetur qëndrimet dhe interesat e komunave të Republikës së Kosovës. Për vitin 2019, Qeveria e Kosovës kishte miratuar Programin Legjislativ duke përfshirë 74 Projektligje, prej të cilave AKK-ja, ka përzgjedhur 22 projektligje, të cilat rregullojnë kompetencat apo paraqesin detyrime për nivelin lokal.
Në këtë periudhë lobimi, AKK-ja ka qenë e përqendruar në: Projekt – Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, Projekt – Ligji mbi Partneritetin Publiko – Privat (PPP), Projekt – Ligji për Pyjet, Projektligji për Ndërmarrjet Publike dhe Projektligjet për Inspektime.
Nga kërkesat, rekomandimet dhe propozimet e AKK-së për nivelin qendror, 70 % e rekomandimeve dhe propozimeve të AKK-së janë inkorporuar në projektligje dhe akte tjera ligjore derisa targeti ynë ishte 60%. Gjatë vitit 2019, AKK-ja ka vazhduar të mbaj kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me komunat. Në përgjithësi, komunave u janë dërguar 115 njoftime të ndryshme, raporte, kthim përgjigje, projekt-ligje, projekt-rregulloret, rekomandime, propozim qëndrime, etj.” – tha ndër të tjera kryetari Gashi.

Lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të ri të AKK-s dhe plotësimin e Bordit të AKK-së, Kryetari i Gjilanit z.Lutfi Haziri pasi falënderoi kryetarin z.Agim Veliu dhe zëvendëskryetari z.Xhafer Gashi për udhëheqjen e suksesshme të AKK-së, propozoi Kryetarin e Lipanit z.Imri Ahmeti për kryetar të AKK-së dhe z. Sokol Haliti për anëtar të Bordit të AKK-së.

Anëtarët e Kuvendit me shumicë votash zgjodhën z.Imri Ahmeri Kryetar të AKK-së dhe plotësuan Bordin e AKK-së me Kryetarin z.Sokol Haliti.

Delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së pas diskutimeve kanë aprovuar me unanimitet Raportet Vjetore të AKK-së për vitin 2018.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi paraqiti në pika të shkurtra planin e punës për këtë vit dhe format e lobimit në interes të komunave të Kosovës e i cili mori miratimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së. Z.Ibrahimi paraqiti katër objektivat e planit 2020 dhe projektligjet të cilat Asociacioni i Komunave të Kosovës me theks të veçantë do të fokusohet për të lobuar në drejtim të interesave të pushtetit lokal të Kosovës.

Në takimin e sotëm të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së është debatuar edhe propozim-ndryshimi i kuotës së anëtarësisë. Pas diskutimeve, Kuvendi me shumicë votash ka miratuar propozimin e Bordit të AKK-së për rritjen e tarifës së anëtarësisë së komunave nga 0.10 cent për kokë banori sa është aktualisht, në 0.15 cent për kokë banori. Në këtë drejtim u tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka si synim të vazhdueshëm ndërtimin e një sistemi të qëndrueshmërisë financiare që garanton ruajtjen e pavarësisë funksionale dhe statusore të saj. Poashtu gjatë këtyre viteve, AKK ka rritur gamen e shërbimeve në raport me komunat, duke shënuar një konsolidim tjetër sa i përket shërbimeve dhe aspektit organizativ në përgjithësi. Performanca e AKK-së në këtë drejtim është pritur dhe vlerësuar pozitivisht nga komunat anëtare, por edhe nga partneret tjerë të AKK-së.

Kryetarët e Komunave me pas kanë debatuar për çështjet e lobimit në interes të Komunave të Republikës së Kosovës, ku me pas Kuvendi me shumicë votash ka miratuar edhe Deklaratën e Politikave Lokale në Republikën e Kosovës.

Prishtinë, 23 Shtator 2020

Image may contain: 1 person, sitting, suit, wedding, shoes, crowd and outdoor
Image may contain: 3 people, outdoor, text that says 'VE H'
Image may contain: one or more people and suit
Image may contain: 5 people, people sitting, wedding and suit, text that says 'VENU'
+10

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...