Semedo mesazh lamtumire për Barcelonën: Ishte kënaqësi, rroftë Barça

PUBLIKUAR

Nelson Semedo ka zbuluar se po largohet nga Barcelona, pasi e ka postuar një mesazh lamtumire për gjigantin e La Ligës, para kalimit në Wolves.

Për mbrojtësin 26-vjeçar është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet klubit nga Premierliga për 35 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vdes ish-presidenti i Gjilanit Shukri Sylejmani

Wolves e dëshiron portugezin si zëvendësues për Matt Doherty, i cili iu bashkua Tottenhamit.

Semedo ka konfirmuar tani se do të largohet nga Camp Nou.

“Faleminderit shumë Barcelona që ma dhatë mundësinë për ta jetësuar ëndrrën për ta veshur këtë fanellë, për të luajtur në Camp Nou, për të mësuar dhe për t’i shijuar më të mirët e botës”, shkroi Semedo në rrjetet sociale.

“Faleminderit kolegëve, stafit dh tifozëve dhe të gjithëve që më ndihmuan që prej ditës kur mbërrita këtu. Ju uroj fatin e botës”.

“Ishte kënaqësi e përjetshme. Rroftë Barça!”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...