Qeveria: Jemi të përkushtuar për dialogun në Bruksel

PUBLIKUAR

Qeveria e Republikës së Kosovës bëri të ditur të mërkurën se mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.

“Masa e përkohshme e marrë nga Gjykata Kushtetuese është procedurë normale dhe e pezullon zbatimin e Marrëveshjes për Parimet e Përgjithshme / Elementet Kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Për ta siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshja si e tillë në pikën 2 e ka paraparë shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese një ditë më parë ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilin suspendon implementimin e çfarëdo veprimeve të mëtejshme ligjore në bazë të këtyre “parimeve të përgjithshme/elementet kryesore” të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre Parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...

Limaj: Beteja për drejtësi s’duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK’së, por e përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim...

Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat...