Nuk dihet ku qëndron e ardhmja e Guardiolas

PUBLIKUAR

Agjenti i Pep Guardiolas, Josep Maria Orobitg, thotë se akoma nuk ka informacion rreth të ardhmes së trajnerit me Bayern Munichun.

Kontrata e strategut spanjoll skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa shefi i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se bisedimet do të fillojnë në pjesën e dytë të sezonit.

Mirëpo, përfaqësuesi i tij ka thënë se Guardiola mund të drejtojë edhe ndonjë skuadër tjetër, kur kihet parasysh interesimi i Chelseat dhe Manchester Cityt.

“Madje as un nuk e di se cilat janë qëllimet e Pep. Kemi pasur disa bisedime intensive në ditët e kaluara, por kur është fjala për gjërat e këtilla, ai është shumë privat”.

“Ai do ta marrë vendimin e tij duke u bazuar në mbresat personale”, ka deklaruar agjenti për TZ. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...