Morata udhëton të martën për Torino, transferimi në Juventus është i kryer

PUBLIKUAR

Alvaro Morata pritet të udhëtojë të martën për Torino ku do t’i kryejë testet mjekësore para se të zyrtarizohet te Juventusi.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, ‘La Gazzetta dello Sport’, ‘Sportitalia’, ‘El Chiringuito de Jugones’ dhe shumë media të tjera, marrëveshja është e kryer.

Juve do të paguajë 9-10 milionë euro për huazimin për një sezon me opsionin e blerjes plus 45 milionë euro.

Sky raporton ndër të tjera se ekziston mundësia e huazimit edhe për një sezon tjetër.

Gjithçka është finalizuar sot mes dy klubeve dhe Morata pritet të arrijë nesër në Torino.

Ai kthehet në Juve 28 muaj më pas pasi shpenzoi dy sezone te Zonja e Vjetër 2014-16, para se Real Madridi të aktivizojë klauzolën e riblerjes.

27-vjecari numëron 93 paraqitje me Juve, ka shënuar 27 gola. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...