Lazio e konfirmon se Vedat Muriqi është prekur nga virusi Covid-19

PUBLIKUAR

Lazio ka konfirmuar sulmuesi i vet dhe i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Muriqi – i cili iu bashkua Lazios nga Fenerbahce javën e kaluar për një shumë që besohet të jetë rreth 20 milionë euro – nuk ka simptoma të virusit dhe është vetizoluar, raporton Gazeta Express.

26-vjeçari nga Prizreni e bëri testin për Covid-19 në Turqi, ku ishte kthyer për t’i kompletuar dokumentet e kalimit nga Fenerbahce në Lazio, sipas mediave italiane.

Si pasojë e infektimit me këtë virus dhe për shkak të një lëndimi, Muriqi duhet të presë gjatë për të debutuar në Serie A.

Lazio do ta nisë sezonin e ri në Serie A pas pesë ditëve, më 26 shtator kundër Cagliarit, që nënkupton se prizrenasi duhet të presë për ta bërë debutimin.

Muriqi rrezikon seriozisht t’i mungojë Kosovës edhe në ndeshjet e tetorit, pasi mungoi në ato të shtatorit në Ligën e Kombeve.

Kosova do ta ketë një përballje historike me Maqedoninë e Veriut më 8 tetor, në play-off për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020 për herë të parë në histori të vet.

Tri ditë më vonë, Kosova do të jetë nikoqire e Sllovenisë në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...