Bayern Munich e nisi sezonin e ri aty ku e la.
Në ndeshjen e parë, në shtëpi, e turpëroi Schalken duke i shënuar 8 gola.
Megjithatë, trajneri i kampionëve thotë se futbollistët e tij kanë mundur dhe është dashur të shënojnë më shumë.
“Ne luajtëm ndeshjen e parë të kampionatit, por duhet t’i marrim gjërat ngadalë”, u shpreh ai.
“Kemi luajtur shkëlqyeshëm, por duhej të kishim shënuar edhe dy, tre, mbase edhe katër gola në pjesën e parë”.
“E rëndësishme është se treguam që jemi në rrugën e duhur edhe këtë sezon”.
“Unë jam shumë i kënaqur me performance e skuadrës. Ky start është tani pikë referimi si për Gnabry dhe Sane, ashtu edhe për të gjithë skuadrën”. /Gazeta Express/


