Bebe Rexha konfirmon se është në lidhje, publikon foto me partnerin

PUBLIKUAR

Ajo gjithmonë ka qenë e rezervuar sa i përket jetës personale duke e ruajtur atë me fanatizëm.

Por, Bebe Rexha më në fund ka thyer heshtjen duke lënë të nënkuptohet se ajo është në lidhje dashurie, madje edhe ka publikuar fotografi përkrah partnerit.

Në një imazh të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha ngriti dyshimet që ajo ka nisur një romancë.

Bebe shihet shumë e afërt, gati për t’i dhuruar një puthje, ndërsa mbuloi fytyrën  burrit misterioz me një zemër të madhe.

Por, sipas raportimeve të Daily Mail dhe Just Jared, Bebe është parë në shoqërinë e Keyan Safyari.

Keyan zotëron Moving Images Entertainment, një kompani për prodhimin e filmave, projekteve televizive dhe programe të tjera argëtuese. Keyan është producent, regjisor, fotograf, artist dhe lojtar hokej.

“Urime ditëlindjen, zemër”, shkruan Bebe në postim, teksa mbetet të shihet nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare me famë botërore po punon në sjelljen e projekteve të reja muzikore.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...