Kryetari Imri Ahmeti ka pritur humanisten Elizabeth Gowing

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, sot ka pritur Elizabeth Gowing, përfaqësuese e organizatës The Ideas Partnership së bashku me koordinatoren e qendrës në Janjevë Majlinda Krasniqi, njofton Komuna.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth aktiviteteve të qendrës së The Ideas Partnership, dhe të mirat që ofron kjo qendër për qytetarët dhe fëmijët në Janjevë si dhe për fillimin e projektit “Education for all”, që ka qëllim ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve në edukimin gjithëpërfshirës dhe i cili do të implementohet në sh.f.m.u “Shtjefën Gjeçovi”, në Janjevë dhe do të zgjasë dy vite.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian / Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EU EIDHR)
Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar projektet e tilla janë mirëseardhura për qytetarët e Lipjanit dhe se çdo projekt që do të ketë për qëllim ngritjen e kapaciteteve në edukimin gjithëpërfshirës do t’ju ofroj mbështetje institucionale.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, living room, shoes and indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...