Rita Ora iu rikthehet xhirimeve, paralajmëron shumë gjëra të reja!

PUBLIKUAR

Pandemia ka pezulluar shumë punë, projektet e aktivitete të ndryshme.

E përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe tek artistët të cilët ndalen të gjitha projektet muzikore, duke u vendosur në karantinë, e kështu veproi edhe ylli i muzikës, Rita Ora, shkruan Indeksonline.

Për muaj të tërë këngëtarja kosovare me famë botërore qëndroj e izoluar me miqtë e saj në periferi të Londrës.

Por, tashmë ka filluar rikthimi në normalitet dhe Rita ka nisur punën për projekte të reja për të cilën ka bërë të ditur përmes postimit të disa fotografive në rrjetin social, Instagram.

“U ktheva në xhirime, gjëra të reja së shpejti”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Ndërsa, kujtojmë që Rita së fundi pushoj në ishujt grek bashkë me të dashurin e saj të ri./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...

Momenti i sikletshëm i Kidës në dasmën e saj, këngëtarja përjeton një situatë të papritur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar...

Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova

Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë...