Kosova bie për një pozitë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria mbetet në vend

PUBLIKUAR

FIFA ka publikuar ranglistën më të re të kombëtareve të futbollit, ku Kosova ka humbur një pozitë.

Kosova në ndeshjet e shtatorit ka barazuar me Moldavinë në Parma (1-1) dhe ka humbur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Greqia (2-1).

Këto ndeshje kanë ndikuar që Kosova ta humbasë një pozitë në renditjen e re të FIFA-s.

“Dardanët” tani renditen në vendin e 116-të, kurse herën e fundit ishte pozicionuar në vendin e 115-të me 1174 pikë.

Në anën tjetër Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e 66-të me 1351 pikë, pesë më pak se 1 muaj më parë.

Përpara kuqezinjve qëndron Maqedonia e Veriut që ka fituar dy pozicione falë paraqitjeve që ka bërë së fundmi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...