Cardi B firmos dokumentet për divorc nga bashkëshorti

PUBLIKUAR

Cardi B ka bërë kërkesë për divorc nga burri i saj dhe ylli tjetër i hip-hopit Offset, nga grupi Migos.

Reperi nga New York përshkroi martesën e tyre si “të prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Çifti u martuan në fshehtësi në vitin 2017 dhe kanë një vajzë dy-vjeçare të quajtur Kulture.

Të dhënat e gjykatës të marra nga agjencia e lajmeve PA tregojnë se Cardi po kërkon “kujdestarinë fizike primare” të fëmijës dhe dëshiron që Offset të kontribuojë për “mbështetje dhe mirëmbajtje”.

Cardi, 27, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, bëri kërkesë për divorc të martën në shtetin e lindjes të burrit të saj, Georgia, ku çifti kanë jetuar.

Dokumentet ligjore thonë se Cardi B dhe Offset – emri i vërtetë i të cilëve është Kiari Cephus – tani po jetojnë në një “gjendje të mirë të ndarjes”. Nuk ka “asnjë perspektivë për një pajtim” ata thanë.

Cardi B, hitet e të cilit përfshijnë WAP, Bodak Yellow dhe I Like It, po kërkon që pasuritë e tyre të ndahen në mënyrë të barabartë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...

Momenti i sikletshëm i Kidës në dasmën e saj, këngëtarja përjeton një situatë të papritur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar...

Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova

Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë...