Hoti: S’e kam problem Uashingtonin, as Brukselin, çështja e territorit s’u shtrua në asnjë tavolinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një tryeze të organizuar nga KDI-ja, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Hoti tha se në asnjë takim që ka marrë pjesë për dialogun nuk është përmendur shkëmbimi i territorit të Kosovës më askënd.

Kryeministri tha se integriteti territorial i Kosovës është i panegocueshëm, shkruan IndeksOnline.

Kreu i Ekzekutivit tha se do të ulet në tavolinë për dialogun me Serbinë edhe në Bruksel edhe në Uashintong, por vetëm në këto dy vende.

“Kjo është një marrëveshje kur të arrihet për qytetarët e Kosovës, e kjo marrëveshje nuk duhet të ketë të panjohura.

Për ne udhërrëfyes  për dialogun është Kushtetuta e Kosovës. Nuk do të shihni dokumente apo platforma, por do të keni zgjidhje sistematike jo kreative mes dy vendeve.

Integriteti territorial i Kosovës është i panegocueshëm dhe kjo nuk është shtruar asnjëherë para meje në çdo tavolinë që kam marrë pjesë. Po ashtu, nuk ka asociacion me konpetenca kompetitive në Kosovë.

Marrëveshja sipas parimit të tretë do të jenë në harmonizim me Kushtetutën e Kosovës. Mbi këto parime i kemi definu  objektivat e procesit se çfarë duhet të arrijmë.

Procesi deri tani është definuar në kohë dhe marrëveshja duhet të përfundon me normalizim të dy shteteve, që nënkupton me njohjen reciproke të të dyja vendeve.

Mbi bazën e dy zotimeve të dy liderëve të BE-së nuk kam asnjë hezitim të ulem në tavolinë për dialogun kudo që ndodh, në Bruksel ose në Uashintong, por vetëm në Bruksel dhe Uashintong”, tha ai./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...