Komuna: Edhe një shkollë e renovuar në tërsi ka filluar punën këtë vit të ri shkollor

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij sot ka vizituar shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica”, në Lipjan, shkollë kjo e cila është renovuar në tërsi me financim nga Departamenti i Ushtrisë Amerikane në Evropë. Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar donatorët për këtë investim shumë të nevojshëm, po ashtu ka uruar nxënësit dhe personalin arsimor për fillimin e vitit të ri shkollor, duke ju dëshiruar shëndet në këto rrethana jo të zakonshme të përballjes me pandeminë Covid-19, njofton Komuna.

Njëherit kryetari Ahmeti ka kërkuar nga nxënësit kujdes më të shtuar në ruajtën e këtyre hapësirave moderne. Renovimi i tërësishëm i SH.M.P “Adem Gllavica”, ka kushtuar rreth 1 milion euro dhe është investimi më i madh në renovimin e shkollave në regjion.

Image may contain: 4 people, people standing
Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 1 person, standing, shoes and indoor
No photo description available.
+10

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...