Lipjani me fushë moderne, i bartet bari sintetik nga Cyrihu (Foto)

PUBLIKUAR

Fusha e ftubollit në Lipjan shumë shpejt do të marrë pamjen e fushave me standarde të UEFA-së. Për këtë ka menduar afaristi nga Zvicra që vjen nga ky qytet i Kosovës, Blerim Duriqi.

Duriqi ka „zhveshur” një fushë futbolli në Cyrih për ta dërguar në Lipjan. Të gjithë barin sintetik ai e kishte ngarkuar në 10 kamionë për ta dërguar në vendlindje.

Për fushën që po renovohej në Cyrih ishte informuar nga një dashamir tjetër i futbollit, Arsim Hyseni, kryetar i klubit të futbollit „Kosova” në Cyrih. “Menjëherë mendova për qytetin tim që e ka një fushë futbolli në gjendje të mjerueshme, që e ka një ekip futbolli „Ulpiana” që i ka bërë krenarë lipjanasit”, tha Duriqi për albinfo.ch.

Me dhjetëra puntorë kanë punuar me ditë të tëra në Cyrih për të ngarkuar kamionët me barin sintetik që do të niset për Kosovë, e destinacion kishte Lipjanin.

Donacioni nga Zvicra ishte mirepritur nga autoritet komunale të Lipjanit.

Komuna e Lipjanit tashmë po i zhvillon planet për fillimin e punimeve në ndërtimin e terrenit të futbollit në qytetin e Lipjanit. Shumë shpejtë do të bëhet drenazhimi i fushës dhe vendosja e barit sintetik që e solli Blerim Duriqi nga Zvicra. Kështu, Lipjani do të bëhet me fushë futbolli me kriteret dhe standardet e UEFA-së.

Donacioni kap vlerën mbi 200 mijë euro.

Duriqit i është premtuar se të pakten do t’i mbulohen të gjitha shpenzimet e transportit nga Komuna e Lipjanit

Për afaristin Duriqi nuk është hera e parë që ndihmon sportin në komunën prej nga kishte migruar në Zvicër. Ai ka ndihmuar vazhdimisht klubin e Lipjanit “Ulpiana 1926”.

Herën e fundit Blerimi kishte sjellë një doancion tjetër me topa dhe fanella për futbollistët.​

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...