Lipjan, zyrtarët e lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

PUBLIKUAR

Në përputhje me Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

“Përveç  kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve”, thuhet në njoftimin për media.

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar listën e kontrollit të plotë të deklarimeve për vitin 2020:

Fauzë Xhemajli – Nënkryetar i Komunës Komuna e Lipjanit

Latif Ramadani – Drejtor Komuna e Lipjanit

Emina Rexhiq – Drejtor Komuna e Lipjanit

Naim Jahiri – Këshilltar Komunal Komuna e Lipjanit

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...