“Nerazzurri” janë në kërkim të zëvendësuesit të Romelu Lukakut. Trajneri Antonio Conte ia ka vënë syrin sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud
Interi është në pritje të Arturo Vidalit nga Barcelona dhe shpreson që ta bind Chelsean që t’ia shesë N’Golo Kanten, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, “Nerazzurri” nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.
Trajneri Antonio Conte po e kërkon një sulmues, i cili do ta zëvendësonte Romelu Lukakun.
Trajneri italian ia ka vënë syrin sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud, të cilin do të donte ta ketë në dispozicion para 5 tetorit, kur edhe do të mbyllet afati kalimtar.
Lukaku, Lautaro Martinez e Alexis Sanchez do të mbështeteshin nga një tjetër element me eksperiencë.
Edhe pse përfaqësuesi francez e ka vazhduar kontratën me “Blues” deri në vitin 2021, ai mund të largohet tash, mbi të gjitha pas arritjes në Londër të gjermanit Timo Werner.
Si alternativë të ish-futbollistit të Arsenalit, Interi e ka sulmuesin me përvojë, spanjollin Fernando Llorente.


