Romelu Lukaku është emri më i ri për fazën e sulmit te kampioni italian Juventus.
Sulmuesi kroat Mario Mandzukic nuk ka treguar atë që është pritur dhe për këtë zyrtarët e klubit po kërkojnë të përferëcohen.
Sipas medieve italiane emri i parë në listë është ai i sulmuesit belg të Evertonit, Romelu Lukaku.
22-vjeçari është duke kaluar nëpër një moment mjaftë të mirë të formës dhe i intereson një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.
Por Juventus për ta transferuar ish-anëtarin e Chelseat duhet të paguaj hiq më pak se 35 milionë euro. /Telegrafi/


