Kryetari Imri Ahmeti: Shkollat e Komunës së Lipjanit janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thën se nesër, më 14 shtator, nxënësit në arsimin parafillor, fillor, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta fillojnë mësimin në masat dhe kushtet e kërkuara.

Sipas Ahmetit, në koordinim me grupin punues për përgatitjen e vitit të ri shkollor 2020-2021, në Komunën e Lipjanit janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“DKA në Lipjan konform situatës së krijuar do raportojë në MASH për shkollat e Komunës sonë”, ka thën Ahmeti.

Postimi i plotë:

Të nderuar nxënës, mësimdhënës e prindër

Nesër, më 14 shtator, nxënësit në arsimin parafillor, fillor, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta fillojnë mësimin në masat dhe kushtet e kërkuara.

Në koordinim me grupin punues për përgatitjen e vitit të ri shkollor 2020-2021, në Komunën e Lipjanit janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Shkollat e Komunës së Lipjanit janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 sipas udhëzuesve, protokolleve dhe manualeve zyrtare të hartuara nga MASH, MSH, IKSHPK (Është bërë dezinfektimi i të gjitha shkollave),

DKA ka kryer të gjitha obligimet (Është bërë furnizimi me maska, termometër, dezinfektues, Stickers, postera, mjete higjienike dhe materiale tjera të nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor),

Janë krijuar Task forcat në të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit,

DKA në Lipjan konform situatës së krijuar do raportojë në MASH për shkollat e Komunës sonë.

Apeloj tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre, në rast se ju paraqitet ndonjë problem shëndetësorë të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe të njoftojnë përgjegjësit e shkollës.

Gjithashtu gjatë dërgimit të fëmijëve në shkollë të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën konform rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK, MSH dhe MASH.

Urime, suksese!

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
+6

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...