Pas dështimit të Sanchos, synim i Manchester United është Bale

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi dëshiron ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pasi thuhet të ketë hequr dorë nga Jadon Sancho.

Gjiganti i Premierligës Manchester Unitedi është i irrituar me anësorin anglez të Borussia Dortmundit Sancho dhe e ka kthyer vëmendjen kah Bale, sipas mediave britanike, transmeton Gazeta Express.

Dortmundi e ka theksuar disa herë nuk do ta ulë çmimin e caktuar për Sanchon, i cili duket të jetë shumë i lartë për Unitedin.

Ndërkohë, Real Madridi dëshiron me patjetër ta heqë uellsianin Bale nga lista e pagave për sezonin e ri, duke i hapur rrugë largimit të tij nga klubi.

Prandaj, thuhet se Unitedi, për të cilin është përfolur edhe në të kaluarën se e dëshiron 31-vjeçarin, po e mendon ta kthejë në Premierligë ish-yllin e Tottenhamit.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...