Imri Ahmeti, ka pritur sot në zyrën e tij, komandantin e KFOR-it nga Divizioni Regjional për Bashkëpunim Qendror- kolonel Alfanso Menfredi

PUBLIKUAR

10534701_818995838112230_3078672248169733324_n
Kreu komunal, Imri Ahmeti, ka pritur sot në zyrën e tij, komandantin e KFOR-it nga Divizioni Regjional për Bashkëpunim Qendror- kolonel Alfanso Menfredi.

22 korrik 2014- “Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në zyrën e tij, komandantin e KFOR-it, nga Divizioni Regjional për Bashkëpunim Qendror- kolonel Alfanso Menfredin me bashkëpunëtorë të tij.

Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, e ka njoftuar kolonel- Menfredin për punët në Komunën e Lipjanit, zhvillimet aktuale në vend.
Ahmeti, po ashtu gjatë diskutimit ka folur edhe për Komunitetet që jetojnë në Komunën e Lipjanit, dhe rëndësinë e KFOR-it , stabilitetin që ata ofrojnë për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it nga Divizioni Regjional për Bashkëpunim Qendror- Alfanso Menfredi, është shprehur i kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti.
Ai ka thënë se, me kryetarin Ahmeti është diskutuar për zhvillimet aktuale, përbërjen e Komuniteteve që jetojnë në Komunën e Lipjanit, bashkëpunimet në të ardhmen” thuhet në njoftimin e Komunës/LipjaniNews/

10527269_818995754778905_8321770744966302015_n

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...