Willian shkëlqen me tri asistime dhe i ndihmon Arsenalit ta mundë Fulhamin në debutimin e tij

PUBLIKUAR

Arsenali e ka fituar ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2020/21 në Premierligë, duke e mposhtur bindshëm 3:0 Fulhamin të shtunën.

Willian, i cili iu bashkua Arsenalit këtë verë nga rivali Chelsea, pati ndikim të menjëhershëm në skuadrën e Mikel Artetas, duke i krijuar të gjitha tri golat e triumfit në Cravne Cottage, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Aubameyang shënon gol fantastik, Arsenali i frikshëm

E tëra nisi mbarë për “Topçinjtë”, me Alexandre Lacazette që e shënoi golin e parë të sezonit në Premierligë pas vetëm tetë minutave, duke e futur topin në portën e zbrazët, i ndihmuar nga Willian.

Arsenali e mbylli pjesën e parë me këtë epërsi minimale, por e gëzoi një fillim të mbarë edhe në pjesën e dytë, kur Gabriel, për të cilin po ashtu kjo ishte ndeshja e tij debutuese, shënoi me kokë pas një harkimi të përkryer të Willian nga këndi në minutën e 49-të.

Tre minuta para se akrepat të shënonin një orë lojë, Pierre-Emerick Aubameyang realizoi gol fantastik duke e mposhtur Rodakun në cepin e majtë të portës, pas një aksioni të mrekullueshëm ekipor dhe një tjetër asistimi nga ish-braziliani i Chelsea.

Fulham, që u rikthye në Premierligë këtë sezon, pas një viti të kaluar në kategorinë e dytë të futbollit anglez Championship, qe i pafuqishëm t’i bëjë ballë Arsenalit.

Arsenali e mbizotëroi Fulhamin që prej fillimit dhe fitorja nuk u duk asnjëherë në dyshim.

Granit Xhaka, kosovari i Zvicrës luajti 80 minuta, para se të zëvendësohej nga Dani Ceballos, pas një shqetësimi në nyjën e këmbës.

Ndërsa, Shkodran Mustafi mungoi për shkak se ende nuk është plotësisht i gatshëm pas një lëndimi të gjatë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...