Grupi i Grave në Lipjan falenderonë të gjithë ata që e moren pjesë dhe e mbështeten fushatën vetëdijsuese kundër kancerit të gjirit

PUBLIKUAR

Me përkrahjen e Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti, Grupi i Grave nga Komuna e Lipjanit, ka oragnizuar fushatën vetedijesuese kundër kancerit të gjirit, me moton ” kanceri kurohet, mjafton të zbulohet me kohë”. Grupi i Grave nga Komuna e Lipjanit i udhëhequr nga Linda Shahini, Kryesuese të premten, ka përfunduar me sukses fushatën vetëdijesuese për sëmundjen e kancerit të gjirit ku kanë zhvilluar takime informuese për disa ditë rresht nëpër lokalitet më të mëdha të Komunës së Lipjanit.
Ligjeratë dhe për shkaktarët e kësaj sëmundje ka folur Dr.

Merita Bytyçi, e cila ka njoftuar të pranishmit për simptomat e kësaj sëmundje dhe mënyrat e mbrojtjes nga kjo sëmundje. Dr. Bytyçi gjatë kësaj fushate ka theksuar se kanceri i gjirit kurohet komplet, mjafton të zbuohet me kohë në fazën e hershme dhe ja vlenë të luftohet. Kësaj fushate iu është bashkangjitur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal te Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni, ku u sensibilizua me gratë e shumta që prezantuan në këto takime.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...