City dhe Napoli merren vesh për Koulibalyn

PUBLIKUAR

70 milionë euro plus bonuse, kjo do të jetë oferta e re e Man City për Napolin.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Manchester City është duke përgatitur një ofertë më të mirë për Kalidou Koulibalyn, që do te jetë 70 milionë euro plus bonuse dhe pritet të pranohet nga Napoli.

Negociatat kanë qenë më të ngadalta se që është parashikuar për shkak të asaj që ndodhi me Jorginhon dy vite më parë.

Napoli kërkoi 90 milionë euro, derisa City ofroi vetëm 65, por tani do të gjejnë një mes dhe me bonuse, mund të shkojë deri në 80 milionë euro.

Edhe PSG e do lojtarin, por Pep Guardiola po bën çmos që ai të përfundojë në Man City.

Raportohet se tashmë Koulibaly ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Premierliga, do të fitojë 9 milionë euro në sezon plus 3 milionë bonuse çdo sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...