Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shalë të Lipjanit janë arrestuar tre të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar pylltarin mashkull kosovar, prezent ka qenë edhe një njësi policore.
Viktima dhe njëri nga zyrtarët policor kanë pësuar lëndime për çka kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF, Lipjan, thuhet në raport.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
/LipjaniNews/


