Kiessling kërkohet nga gjiganti anglez

PUBLIKUAR

Sulmuesi gjerman Stefan Kiessling mund të largohet nga Bundesliga pas një periudhe tejet të gjatë.

Anëtari i skuadrës gjermane Bayer Leverkusen, është në plane të trajnerit Jurgen Klopp i cili synon ta transferojë te Liverpooli.

31-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2017 me Bayer Leverkusen, mirëpo interesim nga Liverpool ka bërë që të mendoj largimin.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se bisedimet mes dy skuadrave kanë filluar dhe transferimi i tij në ‘Anfield’, mund të ndodh në janar.

Vlera aktuale e sulmuesit shtatlartë është rreth nëntë milionë euro, para që për Liverpoolin nuk janë problem. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...