Liverpooli, i hapur për shitjen e Shaqirit

PUBLIKUAR

“Reds” madje thuhet se po i presin ofertat për futbollistin kosovar që nga janari i këtij viti. Nga ana e tij, përfaqësuesi zviceran e preferon më shumë qëndrimin në “Anfield Road”

Liverpooli është i gatshëm ta shesë Xherdan Shaqirin.

Madje, sipas mediumit britanik “The ECHO”, “Reds” ishin të hapur për shitjen e futbollistit kosovar që nga muaji janar të këtij viti, përcjell Gazeta Express.

28 vjeçari ka kontratë me kampionin e ri anglez deri në vitin 2023.

Raportet që vijnë nga Anglia thonë se Liverpooli synon ta shesë përfaqësuesin zviceran për të grumbulluar sadopak para.

Nga ana e tij, ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt nuk dëshiron të largohet nga “Anfield Road”.

Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp nuk llogarit më në shërbimet e mesfushorit ofanziv, prandaj ai mund të largohet nga Liverpooli.

Të Kuqtë shpresojnë t’i nxjerrin së paku 25 milionë euro nga shitja e majtakut të rrezikshëm.

Për Shaqirin flitej se interesim ka shfaqur Galatasaray.

Mirëpo, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit preferon të vazhdojë të luajë në futbollin anglez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...