Barcelona vendos përfundimisht për fatin e Coutinhos

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho do të mbetet në Barcelonë këtë sezon, pasi klubi e ka hedhur poshtë mundësinë e huazimit të tij edhe për një vit tjetër.

Trajneri i ri i katalonasve, Ronald Koeman, ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron ta mbajë mesfushorin brazilian, i cili kishte qenë në listën e shitjeve për disa muaj, transmeton Gazeta Express.

Tani, Barcelona po ashtu e ka hedhur poshtë mundësinë e huazimit të tij për sezonin që po vjen.

Coutinho mund të largohet vetëm nëse ndonjë klub vjen me një ofertë shumë të lartë për blerjen e tij.

Por, duke e marrë parasysh gjendjen ekonomike, mundësia që një gjë e tillë të ndodhë është praktikisht e pamundur.

Bayern Munich refuzoi t’i paguajë 120 milionë euro për ta blerë 28-vjeçarin pasi i mbaroi huazimi në Allianz Stadium në fund të sezonit të kaluar.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...