Arrin në Kosovë ekipi i mjekëve italianë që do të ndihmojë vendin në luftën me COVID-19

PUBLIKUAR

Ekipi mjekësor ushtarak nga Italia që do të ndihmojë vendin në luftën me pandeminë COVID-19, tashmë ka arritur në Kosovë, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar dje zëdhënësja e Ambasadës së Italisë në Kosovë, Arjeta Halitaj.

Lexo Edhe:

Deputetja e PDK’së tregon se kur do ta propozojnë kandidatin për president

Ajo ka bërë me dije se shumë shpejt do të organizojnë një konferencë për media lidhur me këtë çështje.

“Ekipi i mjekëve sot ka mbërritur në Kosovë dhe shumë shpejt do të organizojmë një konferencë për media”, ka thënë Halitaj.

Ndryshe, ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që të dërgojë profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për të ndihmuar vendin në luftën me COVID-19, raporton Express.

Zemaj kishte njoftuar se kanë bërë marrëveshje me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve dhe kishte falenderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën gjatë këtyre viteve.

“Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë. Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19”, kishte shkruar Zemaj./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...