Real Madridi huazon përsëri Dani Ceballosin në Arsenal

PUBLIKUAR

Dani Ceballos i është ribashkuar Arsenalin për një huazim të dytë nga Real Madridi

Spanjolli 24 vjeçar kishte impresionuar në sezonin e parë në Londrën veriore, duke luajtur në 37 ndeshje dhe duke u bërë pjesë integrale e skuadrës së Mikel Artetas.

Dani po ashtu luajtur një rol kryesor në fitores për 14 herë të FA Cup, ku nga banka shënoi golin e fitore që dërgoi në çerekfinale të kupës.

Dani do të vesh numrin tetë edhe në sezonin tjetër.

“Ne jemi të kënaqur që Dani do të jetë me ne edhe për sezonin e ri. Ne i njohim të gjithë kualitetet e tij pas një paraqitje të mirë në sezonin 2019/20, ku ai luajti rol në suksesin për ta fituar trofeun më të vjetër në Angli. Jemi të lumtur që Dani do të jetë në listën e lojtarëve kualitativë që ne i kemi”, ka thënë drejtori teknik i Arsenalit, Edu.

“Dani është bërë pjesë integrale e skuadrës sonë sezonin e kaluar dhe ne e përfundoi sezonin në formë të shkëlqyeshme. Më pëlqen pasioni i Danit dhe përkushtimi dhe aftësitë e tij të larta si lojtar. Ne jemi të kënaqur dhe i kemi uruar mirëseardhje dhe mezi presim që të fillojmë së bashku me të”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...