Lojtarëve të Klubit Volleybollistik KV “Ulpiana” – Lipjan Gjatë hyrjes së tyre në ambientet sportive, ku ata kanë zhvilluar stërvitjet si zakonisht, LipjaniNews ka vërtetuar se pas daljes nga stërvitjet lojtarëve të këtij klubi ua kanë thyer xhamat e veturave. Përveq këtyre veturave të dëmtuara, nuk ka persona të lënduar dhe gjithashtu ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje. Sipas burimeve të LipjaniNews mësohet se kjo nuk është hera e parë që po ndodhë një gjë e tillë, transmeton LipjaniNews.