Gjermania ndanë pikët me Spanjën. Ukraina mund Zvicrën

PUBLIKUAR

Gjermania e ka humbur në kohë shtesë tri pikë kundër Spanjës, pasi që kishin kaluar në epërsi që në minutën e 51-të. Golin e barazimit e shënoi Gaya në minutat shtesë të takimit, kur u mundua që gjermanët do ta fitonin takimin

Gjermanisë për pak i kanë ikur tri pikë nga dora pasi që ishin duke prirë me rezultat 1-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola por që Gjermania ishte më kërkuese.

Kjo ju shpërblye pasi që me fillimin e pjesës së dytë shënon Timo Werner në minutën e 51-të.

Pas pësimit të golit, Gjermania mbrohej kurse Spanja kërkonte që të barazonte rezultatin.

E pas shumë tentimeve Spanja arriti që të shënonte gol në minutën e tretë shtesë të takimit me anë të mbrojtësit Gaya.

Ukraina-Zvicra

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në këtë grup ishte ajo në mes të Ukrainës dhe Zvicrës.

Ukraina ishte më e mirë në këtë ndeshje dhe arriti që të merr tre pikë në Kievë duke mposhtur Zvicrën e Granit Xhakës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi kaluan me Andriy Yarmolenkon në minutën e 14-të.

Zvicra do të reagonte, me Seferovic që shënoi një super gol në minutën e 41.

Pjesa e dytë ishte prapë më e mirë për Ukrainën ku Oleksandr Zinchenko shënon në minutën e 68-të.

Pas kësaj fitoreje Ukraina prin në Grupin 4 të Ligës A të Kombeve. Pas tyre është Spanja me 1 pikë, Gjermania me 1 dhe Zvicra me 1 pikë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...