Sulmuesi i talentuar i Real Madridit, Brahim Diaz, ka mbërritur në Milano për t’i kryer testet e zakonshme mjekësore, para se t’i bashkohet Milanit.
I riu spanjoll zbarkoi në Itali të mërkurën në mbrëmje dhe sot do t’i bëjë testet e kërkuara mjekësore, para se të nënshkruajë marrëveshje huazimi me kuqezinjtë, transmeton Gazeta Express.
Mediat italiane shkruajnë se Diaz do ta bartë fanellën me numrin 21, të cilën e veshi Zlatan Ibrahimovic sezonin e kaluar.
Real Madridi u pajtua ta lërë Diazin të luajë për Milanin një sezon.
Ai nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane, i cili i ka kërkuar të fitojë përvojë duke luajtur diku tjetër. /Gazeta Express/
📽 #Milan, visite mediche per #BrahimDiaz pic.twitter.com/XQbpUhaeXe
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) September 3, 2020


