Roma afër transferimit të Smalling

PUBLIKUAR

Roma raportohet që e ka rritur ofertën e tyre për Chris Smallin, derisa mbrojtësi i Manchester United preferon një kalim te skuadra e kryeqytetit italian

Situata ka stagnuar për disa muaj, pasi që italianët kishin probleme derisa klubin e mori amerikani Dan Friedkin nga ish pronari i saj i mëparshëm, James Pallota.

Kjo ka sjell fonde të reja në klub, kurse Sky Sport Italia thotë se ka pasur një përparim në negociata gjatë ditës së sotme.

Sezonin e kaluar Smallin impresionoi shumë me Romën ku luajti në 37 ndeshje dhe shënoi tre gola.

Mbrojtësi anglez e ka bërë të qartë që nga fillimi se dëshiron një largim të përhershëm nga ekipi.

Raportohet që Manchester United dëshiron 25 milionë euro, por Roma vetëm tani ka rritur ofertën e tyre në 20 milionë euro plus bonuset. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...